Një muaj paraburgim për sulmuesin me thikë në Ferizaj
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Një muaj paraburgim për sulmuesin me thikë në Ferizaj
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit F.I., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë në tentativë.

I pandehuri më 11 nëntor 2024, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, ka tentuar të vrasë dy të mitura 10 dhe 14-vjeçe nga radhët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian, duke i goditur me thikë në pjesën e shpatullave.

Personat e sulmuar si pasojë e lëndimeve dërgohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj, prej nga e mitura 10-vjeçe transferohet në QKUK në Prishtinë, ndërsa 14-vjeçarja lirohet në shtëpi.

I dyshuari po më 11 nëntor, në rrugën “E.T.” në Ferizaj, ka sulmuar me thikë N.SH., pjesëtar i komuniteteve rom, ashkali e egjiptian, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj prej nga transferohet në QKUK në Prishtinë, ku është duke u trajtuar.

F. I., po ashtu më 11 nëntor, në rrugën “H.S.” në Ferizaj, kryen një tjetër sulm me thikë ndaj E.A., pjesëtar i komuniteteve rom, ashkali, egjiptian, duke i shkaktuar të rënda trupore, si pasojë e të cilave dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore lirohet në shtëpi.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025