Një muaj paraburgim ndaj gruas e cila e sulmoi fizikisht bashkëshortin e saj
Lexohet për: 2 min.
gruaja
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurës V.N., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, dhe “Dhuna në familje”.

Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 14 janar 2021, në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, pikërisht në repartin e neurologjisë, ku e pandehura me dashje i shkakton lëndime të rënda viktimës së ndjeshme, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N.

I dëmtuari përderisa ishte duke u trajtuar në spital, e pandehura e revoltuar se duhej të kujdeset për të, e sulmon fizikisht të dëmtuarin dhe e godet me shuplakë në fytyrë, e në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjithashtu nga kohë e pacaktuar e deri më 18 janar 2022, në shtëpinë e tyre të përbashkët, e pandehura shkakton dhunë në familje, keqtrajtim fizik dhe psikik, të dëmtuarit, bashkëshortit të saj A.N, duke e ofenduar ne mënyrë të vazhdueshme, kanosur dhe duke e goditur fizikisht, ku tek i dëmtuari ka shkaktuar dhembje fizike dhe shqetësim të madh emocional.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurës V.N., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente.

E pandehura, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 18 janar 2022.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025