Një krim që Sanski Mosti nuk e mban mend: Çfarë dihet deri më tani për vrasjen e trefishtë
Lexohet për: 2 min.
mostt
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Vrasja e tmerrshme e trefishtë që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qendrën e shkollës së mesme në Sanski Most të Bosnjë Hercegovinës tronditi mbarë vendin dhe policia po heton të gjitha rrethanat që çuan në këtë krim.

Sipas informacioneve nga Sanski Mosti, vrasësi është shtëpiak, përkatësisht punëtor ndihmës në shkollën M. V..

Sipas informacioneve të para nga hetimi, vrasësi kishte disa marrëdhënie të pazgjidhura pune dhe juridike me institucionin ku punonte dhe dyshohet se ka biseduar me drejtorinë e shkollës për statusin e tij të punësimit, përkatësisht procedurën disiplinore që sipas informacioneve të para, është iniciuar kundër tij, shkruan X i Sarajevës.

Dyshohet se të vrarët ishin në komisionin që vendosi masa disiplinore.

Të shtëna në gjimnaz: Dihet identiteti i të vrarëve në Sanski Most, si dhe çfarë ka ndodhur me sulmuesin.

Policia do të bëjë të ditur motivet e plota të këtij krimi të tmerrshëm pas përfundimit të hetimeve.

Ai vrau drejtorin e Gjimnazit të Qendrës së Mesme N.H., profesoreshën e gjuhës angleze G.M. dhe sekretaren e shkollës N.K.

Një numër i madh efektivësh policie ndodhen aktualisht në vendngjarje ku po kryhen hetimet.

Vrasësi ka tentuar të vrasë veten dhe është transportuar në Qendrën Klinike Universitare në Banja Lukë dhe sipas informatave të X-it nuk është në rrezik për jetën.

Disa media kanë publikuar fotografi të të dyshuarit, ndërsa nga spitali thuhet se ai është sjellë me një plagë me armë zjarri në gjoks.

“Ai u soll në Qendrën Emergjente të Qendrës Mjekësore Universitare të Republika Srpska me një plagë me armë zjarri në gjoks. Pacienti është i vetëdijshëm dhe procedurat diagnostike janë duke u zhvilluar dhe një operacion është planifikuar”, njoftoi QKU e RS, raportojnë Nezavisne novine, shkruan Danas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024