Një i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një i vrarë pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë
lajmi i fundit
Foto Ilustruese
27/05/2026 - 21:25
Linku u kopjua

21: 55

Prishtina është tronditur sonte nga një vrasje e rëndë në lagjen 'Bregu i Diellit. Mësohet se emri i të vrarit është A. H. (emër i njohur për redaksinë.

21:25

Një person ka mbetur i vdekur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë në mbrëmjen e së mërkurës, si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana

Sipas Pllanës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën "Sali Nivica" në Prishtinë. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e një personi (mashkull)”, tha Pllana për KosovaPress.

Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lajmi në zhvillim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026