Një i vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në 24 orët e fundit në Shqipëri raportohet për një të vdekur nga koronavirusi dhe 17 raste të reja nga 545 testime të kryera, si dhe 37 të shëruar.

Sipas Ministrisë së Shqipërisë, në vend janë 364 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 9 në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Pogradec, 1 në Divjakë, Tepelenë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus Shqipëria ka konfirmuar 274.236 raste, 270.378 janë shëruar, 364 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.494 pacientë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025