Një i vdekur në aksidentin e qëllimshëm në Tel Aviv
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Një i vdekur në aksidentin e qëllimshëm në Tel Aviv
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person u vra dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën kur një kamion përplasi njerëzit në një stacion autobusi pranë Tel Avivit në atë që policia dyshon se është një akt terrorist.

Kamioni u përplas me një stacion autobusi pranë bazës ushtarake në orën 10 të mëngjesit me orën lokale, njoftoi policia.

Shoferi me nënshtetësi izraelite, u “neutralizua” nga një civil i armatosur, shtoi policia.

40 persona u plagosën, disa në gjendje të rëndë. Policia tha se hetimet janë duke vazhduar me theksin “në dyshimin se bëhet fjalë për sulm terrorist”.

Mediat izraelite raportojnë se sulmuesi është një arab izraelit nga Qalansawe, një qytet në Izraelin qendror.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024