Një i vdekur e 14 të lënduar nga përplasja e autobusit me veturën në Keqekollë
Lexohet për: 1 min.
shirtiipolicise
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën dhe 14 të tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti midis një veture dhe një autobusi sot në Keqekollë të Prishtinës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30.

“Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq 14 të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore”, tha Borovci.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve të aksidentit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024