Një i vdekur dhe dy të zhdukur nga rrëzimi i helikopterit në brigjet e Havait
Lexohet për: 2 min.
HAVAI
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person u konfirmua i vdekur dhe dy të tjerë u zhdukën të enjten pas një përplasjeje helikopteri në oqean pranë shtetit amerikan të Hawait, tha policia.

Helikopteri, që i përkiste Air Tours and Charters Ali‘i Kaua‘i, u rrëzua në ujëra rreth një çerek milje larg bregut të Na Pali.

Departamenti i Policisë Kauai tha në një deklaratë se ka marrë raportin për incidentin rreth orës 13:20 sipas kohës lokale (23:30 GMT).

Alpinistët përgjatë shtegut Kalalau dëshmuan rrëzimin e helikopterit dhe raportuan incidentin në polici të enjten pasdite, sipas deklaratës.

“Zemrat tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të gjetur personat e zhdukur dhe për të ofruar mbështetje gjatë kësaj kohe të vështirë”, tha shefi i policisë Todd Raybuck. “Përgjigja jonë e shumë agjencive mbetet e fokusuar në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.”

Ngushëllime për familjet u shprehu edhe kryetari i bashkisë, Derek Kawakami. “Ndërsa nuk i dimë të gjitha detajet rreth incidentit në këtë moment, ne e dimë se reaguesit tanë të parë po bëjnë gjithçka që munden në këtë operacion emergjent. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e të gjithë të përfshirëve”, tha ai./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024