Një i vdekur dhe 73 raste me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë apel te qytetarët që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1041 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 73 qytetarë, në këto bashki:
22 në Tiranë, 9 në Sarandë, 5 në Delvinë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Divjakë, Durrës, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Krujë, Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Librazhd, Gramsh, Poliçan, Kuçovë, Korçë, Dropull, Selenicë, Mallakastër, Lushnje, Shijak, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Kukës.
Janë 974 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Shkodra 77 vjeç.
Janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,093 që nga fillimi i epidemisë.