Një i vdekur dhe 33 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
koronavirusi-ne-shqiperi-foto-te-reja-lsa-a2-cnn-news-lajme-covid-pandemia-5-789x579
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka pasur një humbje jete si pasojë e COVID-19 dhe 42 të shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 33 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.

“Janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë”, informon Ministria.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.

Ministria bën të ditur se, “janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë”.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

“Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024