Një i plagosur nga mjeti shpërthyes në Gjakovë
Lexohet për: 1 min.
shirtiipolicise
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore nga një mjet shpërthyes sot në Babaj Bokës-Gjakovë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur për KosovaPress se njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit dhe se viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025