Një fytyrë e njohur publike e shikon nga afër derbin e sotëm në “Giuseppe Meazza”
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanye West pritet të jetë sonte i pranishëm në stadiumin “Giuseppe Meazza”, kur Interi e pret në shtëpi Atletico Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Reperi i njohur amerikan ka një lidhje të fortë me tifozët e “Nerazzurëve”, pasi që ultrasit e klubit, “Curva Nord” së fundmi u përmendën në këngët “Stars” dhe “Carnival” tek albumi “Vultures 1”, i cili u krijua së bashku me rep-artistin tjetër të njohur Ty Dolla Sign, raporton KosovaPress.

West është një vizitor i rregullt i qytetit të Milanit, dhe gjithashtu u martua me ish-gruan e tij, Kim Kardashin në Itali në vitin 2014.

Ai do të jetë njëri nga 80 mijë shikuesit e pranishëm në ulëset e “Giuseppe Meazzas” sonte, pasi që të gjitha biletat për ndeshjen e sotme janë shitur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024