Një fëmijë ka rënë pasditen e së dielës në Liqenin Akumulues në Mitrovicë të Jugut, por është nxjerrë nga uji me shenja jete falë reagimit të shpejtë të një qytetari.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.
“Rreth orës 15:40 jemi njoftuar nga një qytetar se një fëmijë ka rënë në ujë. Kemi dalë në vendin e ngjarjes. Mirëpo kur kemi arritur, një qytetar veçse e kishte nxjerrë. Ai qytetari është lënduar në dorë, dyshohet se e ka thyer dorën. Fëmija është nxjerrë i gjallë, ka ardhur emergjenca dhe e ka marrë. Ne kemi arritur në vendin e ngjarjes, ai personi e ka kapur fëmijën prej ujit dhe e ka qit prej ujit. Kemi intervenuar, kemi qenë rreth shtatë zjarrfikës. Po, fëmija është nxjerrë me shenja jete”, deklaroi Ibishi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente, të cilat e kanë dërguar fëmijën për trajtim mjekësor.Lajmi në zhvillim...