Një elefant i rrallë i bardhë u lind në Mianmarin perëndimore, raportuan mediat lokale sot.
E lindur muajin e kaluar në shtetin Rakhine, foshnja elefant peshon 80 kilogramë dhe është rreth 70 centimetra e gjatë, shkruan gazeta Myanmar Global New Light.
Nëna është 33-vjeçarja Zar Han Hla dhe Global New Light shkruan se foshnja elefant ka shtatë nga tetë karakteristikat që lidhen me elefantët e rrallë të bardhë, si sytë ngjyrë perle dhe veshët e mëdhenj.
Për elefantin e vogël filloi të shkruhet në rrjetet sociale në fund të muajit të kaluar, por ende nuk ka një emër.
Kushtet luksoze në të cilat ata mbaheshin çuan në termin "elefant i bardhë" në kulturën e Mianmarit që nënkupton diçka të bukur, por të padobishme.
Aktualisht ka gjashtë elefantë të bardhë në Naypyidaw, kryeqyteti i Mianmarit.