Një e treta e Ligue 1 rrezikon falimentimin, në telashe edhe klubi i Ligës së Kampionëve
Lexohet për: 2 min.
gt43t43
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sezoni i ri i Ligue 1 së Francës në futboll fillon më 16 gusht, por ende nuk dihet se kush do të transmetojë ndeshjet e nivelit elitar të vendit.

Kreu i organit drejtues të ligës LFP, Vincent Labrune kërkoi më shumë se një miliard euro në sezon për të drejtat e transmetimit.

Në fund të vitit të kaluar, britanikja The Athletic shkroi se askush nuk kishte dërguar oferta për periudhën pesëvjeçare midis 2025 dhe 2029. Kompanitë e prodhimit DAZN dhe beIN Sports u përmendën si kandidatë potencialë, por marrëveshjet nuk u realizuan me asnjë mediat.

Sipas mediave franceze, LFP është duke hetuar mundësinë e krijimit të një kanali të ri që do të transmetonte Ligue 1, por të ardhurat nga të drejtat do të përgjysmoheshin.

Ligue 1 u godit nga largimi i shumë yjeve, si Neymar, Leo Messi, Kylian Mbappe, kështu që liga tani është më pak tërheqëse.

Sipas L'Equipe, skuadrat Auxerre, Lens, Nantes, Stade Reims, Montpellier, Brest, Le Havre dhe Angers janë në rrezik falimentimi për shkak të mungesës së burimeve financiare. Ka deri në gjashtë klube ose një e treta e ligës. Sezonin e ardhshëm Bresti do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025