Një boshnjak shtetas i Serbisë hynë ilegalisht në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Kufiri Merdare (6)
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person shtetas i Serbisë kishte hyrë ilegalisht në Kosovë.

Policia ka njoftuar se në fshatin Sharpel, në Leposaviq, e kanë vërejtur veturën me targa të Serbisë e cila vozitej nga një boshnjak.

“Njësia policore gjatë vëzhgimit në teren ka vërejtur një veturë me targa të Serbisë, me vozitës mashkull boshnjak shtetas i Serbisë, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

I dyshuari sipas policisë  është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025