Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi Irak
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Një aeroplan amerikan që furnizonte karburant rrëzohet mbi Irak
aeroplani
Foto Ilustruese
13/03/2026 - 08:20
Linku u kopjua

Një aeroplan KC-135 Stratotanker i Forcave Ajrore Amerikane, që furnizonte karburant, u rrëzua në Irakun perëndimor të enjten, tha ushtria amerikane, duke shtuar se incidenti “nuk ishte për shkak të një sulmi armiqësor”.

Të paktën pesë anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e aeroplanit që u rrëzua, tha një zyrtar amerikan për CNN. Avioni i dytë që u ul në mënyrë të sigurt ishte gjithashtu një KC-135, tha zyrtari, transmeton KosovaPress.

E, deklarata e ushtrisë amerikane nuk specifikoi nëse ndonjë anëtar i shërbimit amerikan u lëndua apo u vra.

“Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore gjatë Operacionit Epic Fury dhe përpjekjet e shpëtimit janë duke vazhduar”, thuhet në një njoftim nga Komanda Qendrore e SHBA-së, duke përdorur emrin që Pentagoni u ka dhënë operacioneve amerikane kundër Iranit.

“Dy aeroplan u përfshinë në incident. Njëri prej aeroplanëve u rrëzua në Irakun perëndimor dhe i dyti u ul në mënyrë të sigurt. Kjo nuk ndodhi për shkak të sulmit armiqësor apo të zjarrit miqësor”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim thuhej se më shumë informacion do të bëhej i disponueshëm ndërsa “situata zhvillohet” dhe kërkohej durim ndërsa mblidhen më shumë detaje “për t’u dhënë qartësi familjeve të anëtarëve të shërbimit”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026