Nisin punimet për transformimin e kësaj rruge në Kryeqytet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sot, kanë nisur punimet për transformimin e rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë, një projekt që synon ta shndërrojë këtë hapësirë në një zonë më të sigurt, funksionale dhe të gjelbëruar për këmbësorë.
Fillimet e punimeve i përuruan kryetari i Prishtinës dhe drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, Krenar Xhaferi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij projekti për qytetarët e kësaj zone.
“Ky investim përfshin përdorimin e materialeve prej guri, shtimin e drunjve dhe krijimin e një mjedisi të integruar që lidhet me pjesën e sipërme të qytetit. Me një dizajn modern dhe ekologjik, rruga “Rexhep Luci” pritet të bëhet një model i transformimit urban në kryeqytet”, citohet Rama në Facebook.
Ndërkaq drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave, ka treguar kohëzgjatjen e punimeve.
“Punimet pritet të përfundojnë brenda 120 dite. Do të fillojmë me pjesën nëntokësore e më pas rreth shkurtit do të fillojmë me rregullimin e hapësirës mbi, e cila lidhet deri tek Ministria e Kulturës”, citohet Xhaferi.