Nisin Lojërat Mesdhetare në Rërë, Kosova merr pjesë me 26 sportistë
Lexohet për: 1 min.
kosova
1 vit më parë
Linku u kopjua

Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat Mesdhetare në Rërë që do të mbahen në Heraklion të Greqisë.

Në këto lojëra, Kosova do të përfaqësohet me 26 sportistë të sporteve të volejbollit në rërë, basketbollit 3X3, hendbollit në rërë, karate në kata dhe notit në ujëra të hapura.

Në defilimin dhe prezantimin e Kosovës para 25 shteteve, i pranishëm ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati, zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, raporton KosovaPress.

Kujtojmë se vetëm një ditë para nisjes së këtyre lojërave, Kosova fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030.

No description available.
No description available.
No description available.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024