Gjatë ditëve të fundit është raportuar për një numër të madh të vdekjeve në vendet e punës.
Sot ka nisur inspektimi i vendpunishteve në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj.
Ministri Andin Hoti thotë për KosovaPress thotë se këto raste po ndodhin për shkak të pajisjeve bazë në vendet e punës.
“Secili prej rasteve është nën hetim të Inspektoratit në këtë rast dhe kush është përgjegjës, definitivisht janë kompanitë përgjegjëse. Secili prej rasteve që i kemi parë deri më tash, sepse unë kam kërkuar raport prej rasteve që kanë ndodhur, janë për shkak të mungesës së skeleve, janë për shkak të helmetës dhe pajisjeve tjera të trupit dhe raste të tilla të pakujdesisë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë që duhet t’i ketë një punëtor ose një kompani kur të punon në ndërtimtari. Do të thotë nuk janë raste të pakujdesisë së qytetarëve, në këtë rast punëtorëve, por të pakujdesisë së punëdhënësit, që nuk ka arritur të sigurojë pajisjet e nevojshme”, thotë ai.“Kur flasim për njerëzit, këta numra është mirë të verifikohen edhe nga sindikatat edhe nga mediat edhe nga ne, para se të bëhen të tilla publike, konsideroj unë me raste të caktuara tendencioze sepse nuk ka qenë një numër i tillë të vdekjeve në vendet e punës, së paku jo të vendeve të punës që janë të akredituara, të licencuara dhe të regjistruara”, shton Hoti.
Ministri Hoti thotë se vendimi për nisjen e inspektimeve në vendpunishte nuk ka të bëjë vetëm për shkak të rasteve të sivjetme, por edhe të 19 rasteve të vitit të kaluar.
“Vendimi ka qenë shumë i nevojshëm në radhë të parë për të dërguar një mesazh edhe te kompanitë në Kosovë që ne nuk jemi kundër bizneseve në Kosovë, por jemi pro qytetarëve, ne jemi pro njerëzve, ne jemi pro shëndetit të njerëzve. Që ato kompani duhet ta kenë të qartë...04:15...E di që ka raporte të ndryshme të vdekjeve në punë dhe nuk është që janë të gjitha njëjtë, nuk kanë qenë njëjtë në 2024, në 2023. Viti që ka qenë më alarmues është viti 2025 për vdekjet në punë për shkak të rrethaneve të ndryshme. Dhe vitit 2026 që filloi fatkeqësisht shumë keq në këto raste”, thotë Hoti për KosovaPress.
“Numri i inspektorëve aktualisht është 50. Që është konsideroj shumë i vogël për të mbuluar komplet territorin e Republikës së Kosovës. çka tjetër kemi ndërmarrë, aktualisht Inspektorati është duke përgatitur edhe termat dhe përshkrimin e vendeve të punës për t'i punësuar edhe 30 inspektora tjerë, besoj që brenda javës tjetër ose kurdo që janë gati, brenda dy javëve maksimum ne do të bëjmë edhe një shpallje tjetër ku do t’i punësojmë edhe 30 inspektora. Dhe ky nuk do të jetë numri final i inspektorëve që do të arrijmë t’i ngrisim në këtë mandat. Unë besoj që numri i inspektorëve këtë mandat edhe duke u bazuar në raportet e organizatave ndërkombëtare që i kanë monitoruar Inspektoratin Qendror të Punës më herët, duhet të jetë minimum 120 në territorin e Republikës së Kosovës”, përfundon ai.