Nisi shpërndarja e faturës së re për heqjen e mbeturinave, kryetari Halil Thaçi: Së bashku për një Obiliq më të pastër!
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nisi shpërndarja e faturës së re për heqjen e mbeturinave, kryetari Halil Thaçi: Së bashku për një Obiliq më të pastër!
Kryetari i Komunës së Obliqit, Halil Thaçi, bëri të ditur se nga sot filloi shpërndarja e faturës së re për heqjen e mbeturinave nga NPL “Kastrioti”.
Ai falënderoi qytetarët e komunës së Obiliqit për mirëkuptim në funksion të një mjedisi më të pastër.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se NPL “Kastrioti”, përmes Departamentit të Mbeturinave, ka filluar ofrimin e shërbimit të grumbullimit dhe largimit të mbeturinave nga data 1 qershor.
Ndërkaq, nga sot fillon shpërndarja e faturës së re për këtë shërbim nga NPL “Kastrioti” – Departamenti i Mbeturinave.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj në funksion të një mjedisi më të pastër dhe më të rregullt.
Së bashku për një Obiliq më të pastër!
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.