Nis shqyrtimi i ankesave, ja çfarë bëri MINTI me njehsorët që kanë mospërputhje të kohës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nis shqyrtimi i ankesave, ja çfarë bëri MINTI me njehsorët që kanë mospërputhje të kohës
MINT
01/04/2026 - 16:20
Linku u kopjua

Komisioni i posaçëm i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) për trajtimin e ankesave të konsumatorëve për njehsorët elektrikë, sot gjatë ditës ka dalë në terren bashkë me Inspektoratin Qendror të Tregut.

Sipas njoftimit, njehsorët që janë vërejtur se kanë mospërputhje të kohës, janë tërhequr nga funksioni dhe janë sjellë për verifikim në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës.

“Rezultatet e verifikimeve të njehsorëve të parë pritet të dalin së shpejti dhe opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, konkretisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që parashtrojnë ankesa në adresën elektronike [email protected], të bashkëngjisin numrin e telefonit dhe adresën e banimit, në mënyrë që verifikimi të realizohet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Gjatë ditës, zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, ka bërë të ditur se të gjithë njehsorët elektrikë të vendosur nga KEDS-i masin energjinë elektrike saktë, ndërsa, në rast devijimi të gjithë qytetarët do të kompensohen.

Krejt këto pretendime filluan në një konferencë për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës me  paraqitjen e një hulumtimi rreth njehsorëve të energjisë elektrike, që sipas kësaj partie, nuk masin kohën reale. Po ashtu, sipas tyre, në mbrëmje energjia elektrike kushton më shtrenjtë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026