Nis seanca për presidentin - pa opozitën, Haxhiu: S'kanë marrë leje nga unë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nis seanca për presidentin - pa opozitën, Haxhiu: S'kanë marrë leje nga unë
Kuvendii
05/03/2026 - 22:33
Linku u kopjua

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të vendit, raporton KosovaPress.

Në seancë po marrin pjesë 66 deputetë nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LVV-ja.

Ndërkaq po mungojnë 54 deputetë nga radhët e partive opozitare.

“Po i ftoj deputetët që nuk janë të pranishëm që të vijnë në seancë. Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë prezencën e tyre... Asnjë nga deputetë e Kuvendit të Kosovës të cilët sot nuk janë të pranishëm nuk kanë marrë leje nga unë sipas asaj që thuhet në aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese për të munguar në seancën për zgjedhjen e presidentit. Po ashtu nuk më kanë njoftuar për arsyet e mungesës së tyre”, tha Haxhiu.

Kandidat për president janë Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026