Nis seanca e Kuvendit, pritet të shqyrtohet nisma për Trust-in
Lexohet për: 1 min.
kuvendi-6
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka nisur seanca e re e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite është  dhe shqyrtimi i parë i projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar.

Me ndryshimet, mundësohet që qytetarët t’iu lejohet tërheqja deri në 30% e mjeteve të Trustit.

Po ashtu, në rend dite është edhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025