Është raportuar nga agjencitë lokale të lajmeve se delegacioni i Ukrainës ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e tretë të bisedimeve - pasi dy takimet e mëparshme nuk arritën të bënin ndonjë përparim drejt paqes.
Bëhet e ditur se fokusi i bisedimeve do të jenë edhe një herë korridoret humanitare - për të lejuar civilët ukrainas të shpëtojnë nga veprimet ushtarake, ndërsa bombardimet e rënda ruse të qendrave të qyteteve vazhdojnë në jug dhe në lindje të vendit, raporton BBC.
Gjatë natës të së dielës, një propozim i ri nga Rusia u cilësua "i papranueshëm" nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, pasi u bë e qartë se njerëzve që ikin nga Kievi do t'iu ofrohej kalim i sigurt në aleatin e Rusisë, Bjellorusi, ndërsa atyre në Kharkiv do t;iu ofrohej një korridor që të çon në Rusi.
Nga qytetet e përmendura, vetëm ato më të voglat - Mariupol dhe Sumy - kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës. Një zëdhënës i Presidentit të Ukrainës e quajti atë "një histori krejtësisht imorale". Më shumë se 1.7 milionë ukrainas janë larguar deri më tani nga vendi i shkatërruar