Nis ndarja e policave të sigurimit edhe në Ligën e Parë
Lexohet për: 2 min.
vushtrria
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të projektit të sigurimit shëndetësor të futbollistëve, sot, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi ka vizituar tri klube të Ligës së Parë; KF Vushtrria, KF Trepça dhe KF Istogu. Gjatë këtyre vizitave, i pari i FFK-së, ka bërë shpërndarjen e policave të sigurimit shëndetësor, teksa në Vushtrri ka inspektuar edhe punimet që janë duke u bërë në stadiumin “Ferki Aliu”.

Ademi ua ka shpjeguar futbollistëve dhe drejtuesve të klubeve dobitë e projektit të sigurimit shëndetësor, teksa i ka informuar edhe për projektet tjera që janë duke u realizuar dhe ato që janë të parapara në vazhdim, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në vendin tonë. Ai, uroi që futbollistët të kenë shëndet sa më të mirë dhe sa më pak lëndime në fushën e gjelbër.

Nga ana e tyre, drejtuesit e klubeve dhe futbollistët, e kanë falënderuar FFK-në dhe kreun e saj për punën e bërë dhe për një tjetër projekt që i ndihmon drejtpërdrejt futbollistët dhe ua heq një barrë të madhe klubeve.

Të rikujtojmë se nga ky projekt, i cili realizohet me kompaninë Sigal Uniqa Group, do të përfitojnë futbollistët e klubeve të Superligës në të dyja konkurrencat, Ligës së Parë në të dyja konkurrencat si dhe Ligës së Dytë në konkurrencën e meshkujve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025