Nis markimi i shtegut “Gjelaj-Ujëvara e Valbonës”
Lexohet për: 2 min.
shteguu al
1 vit më parë
Linku u kopjua

Specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) Kukës bënë të mundur markimin e shtegut “Gjelaj-Ujëvara e Valbonës” pjesë e parkut kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Në një postim në rrjetet sociale ADZM Kukës, ka ndar momente nga puna për markimin e shtegut.

“Një shteg mjaft i vizituar nga turistët me një vështirësi mesatare dhe gjatësi rreth 3 km”, thuhet në njoftimin e ADZM në Kukës.

Një nga atraksionet më kryesore të Valbonës ngelet lidhja e saj me luginën e Thethit përmes qafës me të njëjtin emër, Qafa e Valbonës. Një shteg epik për krejt Alpet Shqiptare i kërkuar dhe përshkuar nga shumë udhëtarë shqiptarë e të huaj çdo sezon.

Qafa malore që lidh Thethin me Valbonën e merr emrin nga kjo e fundit, Qafa e Valbonës e vendosur në një lartësi 1759 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga maja të tjera me të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj.

Shtegu i kalimit këmbësor fillon ekzaktësisht në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam i Shalës, në pjesën e sipërme të luginës së Valbonës dhe konsiston në 9.5 km shteg nga kjo pikë e deri në Gjelaj të Thethit, shkruan ATSh.

Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahët, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë. Ajo që duhet thënë ështe se nëse e filloni ecjen nga Valbona ky itinerar është më i lehtë për t’u përshkruar. Kjo pasi ka një disnivel më të vogël për të përshkuar (rreth 630 metra) ndërkohë që disniveli nëse fillohet nga Thethi është rreth 850 metra nga Thethi në qafë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025