Nis manifestimi qendror 'Java e Minatorëve'
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Albin Kurti
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Manifestimi tashmë tradicional “Java e Minatorëve” ka filluar të enjten në  mensën e punëtorëve në Stan Tërg në shenjë përkujtimi të 36 vjetorit të grevës historike të minatorëve të Trepçës, e cila pati “lëkundur themelet”, e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin autoritete të larta shtetërore, komunale, udhëheqës të institucioneve, ish pjesëmarrës të grevës së lavdishme, minatorë, etj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova në zemër e ka Trepçën.

"Trepça e ka ndihmuar zhvillimin e arsimit e të industrisë dhe përkundër ndërmarrjeve që ka Kosova në zemër e ka Trepçën", ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti.

Ndryshe, me rastin e këtij përvjetori, sindikata e punëtorëve të “Trepçës” ka organizuar aktivitete të ndryshme të cilat do të mbahen deri më 28 shkurt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025