Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një mundësi për serbët që të çlirohen nga presioni i Milan Radojiçiqit dhe ai oktapod kriminal që zbaton politikën e dikurshme të Zheljko Razhnjatoviq Arkanit, thotë Ivan Niniq, avokat nga Beogradi.
“Në fakt këtu nuk ka teknologji të bardhë që personifikon politikën e Arkanit, por ka teknologji të bardhë në pluhur, ka disa aktivitete të tjera subversive dhe përfitime e fitime të mëdha. Mund të shikojmë bilancet e kompanive nën kontrollin e Zvonko Veselinoviqit dhe Milan Radojiçiqit, të cilët sot janë manjatët numër një jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në Serbi. Ata janë mjeshtër të padiskutueshëm në biznese të ndryshme. Ata sot po i asfaltojnë rrugët, po i mbajnë serbët në veri të Kosovës si një geto, dhe legjitimitetin për këtë ua ka dhënë vetë Aleksandar Vuçiq, janë emisarët e tij në pjesën veriore të Kosovës”.
“Kishte thënë se nuk është. Më pas është pyetur se ku janë dokumentet e tij serbe dhe ai ka thënë se janë në shtëpi dhe se do t’i sjellë nëse ka nevojë. Për të cilën zyrtarët i thanë: ‘nuk do të të duhet, shefat tanë nga Beogradi do t’jua sjellin’.
Ai tregon se Nikoliq akuzohet për akuza të rënda, ndër të tjera se është anëtar i një grupi tetë anëtarësh të krimit të organizuar.
Mëkati i tij, thotë Niniq, duket se është se pas kësaj nuk pranoi të ishte serb nën kontrollin e Milan Radoiçiqit. “Dhe jo vetëm Dragani por as familja e tij nuk e përkrah listën serbe, është e njohur në Leposaviq dhe për shkak të saj janë markuar dhe vuajnë pasojat që janë manifestuar që nga shtatori i vitit të kaluar në disa mënyra deri më 11 prill kur u arrestua”.
Bashkëbiseduesi i Geopost beson se Vuçiq nuk mund të funksionojë fare dhe nuk di si të sillet në një situatë reale.