Nimani: Banorët e Dushkajës i qëndrojnë pranë Koalicionit për Kosovën Fituese
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani ka marrë mbështetje nga banorët e Dushkajës për të cilën tha se vazhdon të jetë qendër e vlerave kombëtare dhe shembull i qëndrueshmërisë dhe besnikërisë ndaj AAK-së.
“Në vendin e lavdisë, në Shqiponjën legjendare, është krenari të marrësh mbështetje për të përfaqësuar këta njerëz të mirë në Parlament. Me këtë përkrahje, kisha nderin t'i njoftojë me programin zgjedhor dhe të marr mbështetje edhe unë me nr. 25 në listën e Koalicionit për Kosovën Fitues, ku pushka dhe penda bashkohen për të mirën e vendit tone”, shkroi Nimani në Facebook.
Ai tha se banorët kanë vendosur t’i qëndrojnë pranë Koalicionit për Kosovën Fituese, me numër 137.
“Si bashkëvendës, kjo përkrahje më motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën drejtë fitores deri më 9 shkurt”, tha ai.