Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se rritja e pakontroll e çmimeve të artikujve esencial të shportës familjare, por edhe strategjike të energjisë, karburanteve, janë pasojë direkte e keqmenaxhimit dhe e keqqeverisjes dhe hajnisë se sofistifikuar të kësaj Qeverie në Kosovë.
Berisha ka shkruar se pas një viti qeverisje intensive me të gjitha kapacitetet institucionale, situata ka eskaluar në të gjithë sektorët deri në padurim, prandaj ka propozuar që Qeveria e Kosovës të marrë masat urgjente në rritjen e rezervës shtetërore, heqjen e TVSH-së për artikujt baze dhe të blejë armatim.
ME KETË KURS TË POLITIKBËRJES, PO PASURHEN QEVERITARËT E PO VIDHET E VARFËROHET POPULLI E SHTETI.
Tani më është evidente dhe e lexueshme nga të gjithë edhe nga ajo kategoria që fantazon, sipas Kryeministrit, se kjo qeveri po keqmenaxhon që një vit, prej marrjes se qeverisjes apo faktikisht që nga 6 Tetori i 2019s, që kur këta njerëz janë në pushtet, me një shkëputje në vitin 2020. Me qeverisjen e tyre instaluan padituri, nepotizem, urrejtje në popull dhe keqëqeverisjen në Kosovë.
Ju po propozoni fonde për kuzhina popullore - publike, ku do të ushqehen qytetarët. Deri këtu nuk i kemi sjellur qytetarët as edhe në kohën e pasluftës kur nuk kishim asgjë, përveç lirisë.
E përkundër kësaj, jo vetëm që e kemi jetësua shtetin e pavarur, e shpallëm pavarësinë, i ndërtuam institucionet, edhe pse pa gjysmen e tyre për të funksionua si shtet, as Ministri të Mbrojtjes, as Ministri të Jashtme, as shërbim diplomatik, as Bankë Qendrore të rregulluar, e mos të harrojmë as rruge, as autostrada, krejt këto u ndërtuan dhe Kosova u fut në rrugën e zhvillimit. Por, kurrsesi të vij në situatë të ushqehet në kuzhina popullore apo publike si skamnor të braktisur.
Por, pas një viti qeverisje intensive me të gjitha kapacitetet institucionale, situata ka eskaluar në të gjithë sektorët deri në padurim, prandaj propozoj që qeveria e Kosovës të marrë masat urgjente:
Së pari, urgjentisht të rritë rezervën shtetërore në drithëra, artikuj themelor, dhe karburante duke eliminua procedurat burokratike, me një transparencë të theksuar, me oferta të hapura nga tregtarët dhe bizneset tona, apo me marrëveshje bilaterale me shtete eksportuese që mund t'i bëj qeveria.
-shkurtimi i investimeve kapitale në infrastrukturë jo të domosdoshme;
- blerja e obligacioneve në trustin pensional;
Së dyti, qeveria menjëherë duhet të heqë TVSH për artikujt baze dhe ta heqë akcizën për bujqësi dhe për prodhimtari duke përfshi edhe kompanitë që janë duke ekzekutuar punë publike, për shembull nëse një kompani sot ka marr një tender publik për ndërtimin e një ure, një rruge, një shkolle me çmime të Dhjetorit 2021, ta zëmë në naftë, me çmimet e vitit 2022 do të falimenton, nuk mundet me zbatua kontratën dhe kështu do jetë demi i shumëfishtë. Prandaj, këtyre kompanive duhet me ju ndihmua.
Se treti, urgjentisht të gjinden fondet nga ministria e financave dhe Kosova në bashkëpunim me aleatë të blej armatim defensivë si, atintankë dhe mjete kundërajrore pra sisteme armatimi që mund t’i përgjigjën agresionit nga ndonjë ushtrie fqinje.
Të përligjni paratë e Fondit për sigurinë, ashtu siç ju sygjeron ISG.
Të miratohet ligji për pagat për ushtarakët, një pagë që i bën dinjitoz për kryerjen e detyrave luftarake pa brenga sociale.
Por, kjo qeveri me mos marrjen e masave për krijimin e rezervave shtetërore, është duke e rritur panikun në popull dhe kjo po krijon edhe rritje artificiale të çmimeve.
Kjo nuk po bëhet pa qëllim!
Ngase, sa më i lart çmimi i naftës, akciza është më e madhe.
Sa më i lartë çmimi i vajit, TVSH më e madhe.
Kjo nuk po behet pa qëllim, se mallrat me akcizë dhe TVSH të lartë qeveris i krijojnë mundësi me propagandua se qeveria po i rrite të hyrat nga inkasimi i tatimeve, e vërteta është se qeveria po e vjedh popullin dhe po e varfëron shtetin.
Në Kosovë nuk ka matje reale për vlerën e Inflacionit. Ndaj kur thonë që në Kosovë vlera inflacionit është rritur hamendësohet dhe kjo ka ndikuar që të aktivizohen rrjeti i organizuar kriminal që përfitoj me rritje enorme të çmimeve me rritjen e kërkesës dhe duke e zvogëluar ofertën. Prandaj, i sugjeroj qeverisë të nxjerrë në teren inspektorët përkatës për ta luftuar ketë dukuri të pa ndershme, por jo për diciplinimin e bizneseve që nuk financojnë partinë tuaj.
Ju keni krijuar qytetarëve një shprehi që do i dëmtoj në të ardhmen, prekja a parave të trustit. E kuptoj se janë në gjendje të vështirë dhe kjo duhet t'iu lejohet në përqindje të caktuara, meqë nuk po mundeni si qeveri që e keni shpallur bankrotimin e shtetit me krijim fondesh për çdo sfidë financiare që ju del përpara dhe pse keni trumbetuar buxhetin më të lartë dhe më të mirë, çka është e vërtetë. Por, si duket duhet ti ktheheni rishqyrtimit dhe ta konsideroni vlerësimin tim sugjerues kur u miratua ligji i buxhetit për ketë vit, se duhet të jetë 3 deri 3.2 miliard diçka e mbështetur edhe në analiza por edhe ne politikat tuaja fiskale ne taksa e tatime që po i mblidhni përmes ATK,DOGANËS dhe FONDEVE JOLEGJITIME, etj. tani.
Por nëse qytetarët në nevojë duhet lejuar të tërheqin përqindje të caktuar nga trusti i kursimeve, si qeveri duhet tu garantoni se ato mjete dhe ato që i kanë tërhequr më herët gjatë qeverisjeve tuaj të dështuara dhe me kriza, do ua kompensoni, duke i konsideruar si huazim që po ju jepin qytetarët ju si qeveri e pa fuqishme që të krijoni pako mbështetëse për ta. Pra këto pare që qytetari po detyrohet ti tërheqë nga trusti, ti konsideroni si huazim që po u bëhen si qeveri dhe t’ua kompensoni, se janë “parja e bardhe për ditë të zezë” të qytetarëve dhe s’do të duhej të preket.
Kurse subvencionimi me 0.4 cent për kg të produktit dhe naftës me dorëzimin e produktit përkatësisht të pagesave. Por, farmerët kultivues edhe të grurit, nëse e dorëzojnë produktin, i paguhet nga mullisët me 0.18 e, kurse nëse e blenë për sillazh në fermë të kafshëve apo shpezve, pagesa për gruri kg-04 cent
Kostoja e blerjes për silazhim 0.50 cent
Ua keni përgjysmuar çmimet e biletave, kategorive sociale si, studentëve që udhëtojnë njëherë në javë apo muaj, invalid, pensioner, të pa motivuar të udhëtojnë largë, por jo veteranve të cilët janë të përjashtuar nga ligji i pagave dhe të drejtes me punua.
Ndërkohë që çmimi i naftes për transportuesit është ngritur mbi marzhen e fitimit që vëç teoria absolute në ekonomi mund ta parashikoj.
Ua kam thënë se doktrina juaj është "varfëro popullin, për ta sunduar më lehtë"! Këtë po e bëni!
Përfundimisht, po ua bëj një pyetje të gjithëve ju këtu edhe qytetarëve që ju votuan ju, me theks diaspora që na gjykojnë nga larg pa jetuar me ne e si ne, nga viti 1999 e deri në vitin 2019, heq ndjesisë për të vrarët, të zhdukurit, dhunimet e dëmet e luftës, a ka pasur ndonjë vit më të dështuar e më të mbrapsht, se këto tre vite të hyrjes tuaj në qeverisje.
Reflektoni me ngut! Përndryshe, po ua kujtoj se me ketë kurs të politikbërjes, do të jeni qeveria e parë që do ikë me revolta popullore.