Ministria e Shëndetësisë e ka vënë Perugia në alarm të kuq të enjten për shkak të temperaturave të larta, me valën e të nxehtit që ka goditur Italinë dhe është duke u përshkallëzuar, dhe shtatë qytete të tjera do t'i bashkohen të premten - Frosinone, Latina, Rieti, Roma, Ancona, Campobasso. Palermo dhe Perugia.
Kur një zonë vihet në alarm të kuq, do të thotë se nxehtësia është aq intensive sa që përbën rrezik për njerëzit e shëndetshëm, aktivë dhe jo vetëm për grupet e cenueshme si të moshuarit, të sëmurët, dhe fëmijët e vegjël.
-Nxehtësia e tepërt shkakton probleme shëndetësore pasi mund të ndryshojë sistemin e rregullimit të temperaturës së trupit”, tha presidenti i Sima, Alessandro Miani.
-Trupi i njeriut ftohet përmes djersitjes, por në kushte të caktuara mjedisore kjo nuk është e mjaftueshme.
-Temperaturat tepër të larta mund të shkaktojnë sëmundje të lehta si ngërçe dhe të fikët, por edhe probleme serioze, nga kongjestioni deri te dehidratimi, duke përkeqësuar gjendjen shëndetësore të personave me patologji kronike para-ekzistuese.
Qyteti i Napolit kishte miratuar një sërë masash për të ndihmuar të pastrehët të përballen me valën e të nxehtit.