Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt.
Përfundimi i hetimeve dhe ngritja e aktakuzës vjen një vit pas vrasjes së 30-vjecares.
Aty u tha se kanë siguruar dëshmi dhe prova të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës, duke përfshirë edhe ato organet kompetente të Suedisë.
Liridona Ademaj u vra në nëntor të vitit 2023 dhe një prej të akuzuarve për vrasjen është edhe bashkëshorti i saj Naim Murseli.Ajo tha se Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava janë të përfshirë në mënyrë direkte në vrasjen e Liridona Ademajt duke shtuar se është edhe i pandehuri i katërt.
Për këtë të fundit Perlincevic tha se nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt dhe se nuk mund të tregojnë detaje rreth identitetit dhe implikimit të tij.
Ai konsideroi se kanë arritur të grumbullojnë të gjitha provat dhe se tashme presin epilogun e rastit në gjykatë.
Në konferencë ka dalë edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj i cili tha se ende nuk e kanë lexuar aktakuzën.
“Po shpresojmë që drejtësia sa më shpejtë të bie në vendin e vet”, tha ai.