MPJD alarmon QUINT e BE për arrestimin e shtetasit të Kosovës nga Serbia
Lajme
Lexohet për: 2 min.
MPJD alarmon QUINT e BE për arrestimin e shtetasit të Kosovës nga Serbia
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it dhe delegacionin e Bashkimit Evropian lidhur me arrestimin e shtetasit nga Kosova M.I. nga autoritetet serbe për kinse krime lufte.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sipas mediave serbe, ka deklaruar se policia e Serbisë sot në ora 06.00, në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, Horgosh, ka arrestuar shtetasin M.I. për gjoja “rrëmbimin një çifti serb në Prishtinë në qershor 1999, të cilët i janë nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike”.

Shtetasit të Kosovës M.I. organet policore i kanë shqiptuar masën e arrestit prej 48 orëve, ndërsa thuhet që pas kësaj periudhe ai do t’i dorëzohet Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Po ashtu sot, rreth orës 08:00 të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u ndalua dhe u mor në pyetje nga policia kufitare serbe në Merdare, ndërsa po udhëtonte nëpër Serbi drejt Gjermanisë dhe pas disa orësh u lirua dhe vazhdoi udhëtimin drejt Gjermanisë.

MPJD thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi i ka dërguar menjëherë kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.

Institucionet e Kosovës janë duke ndjekur nga afër këtë rast dhe do t’iu mbajmë të informuar rreth detajeve tjera, përfundon njoftimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024