Ngrihet aktakuzë për një hetuese policore, kjo është arsyeja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngrihet aktakuzë për një hetuese policore, kjo është arsyeja
Prokuroria-Themelore-e-Prishtines-1234
Foto Ilustruese
09/03/2026 - 15:03
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës F.B., hetuese policore, për veprën penale “Keqpërdorimi i informatës zyrtare” nga neni 416 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas prokurorisë, pas zhvillimit të hetimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura, në cilësinë e personit zyrtar dhe hetuese në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, ka keqpërdorur informata zyrtare në të cilat kishte qasje për shkak të detyrës së saj, transmeton KosovaPress.

Dyshohet se ajo, me kërkesë private të mikut të saj A.P. dhe me qëllim që ky i fundit të përfitonte përparësi që nuk i takonin, është kyçur përmes llogarisë zyrtare në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK), ku ka siguruar të dhëna personale dhe të kaluarën kriminale të të dëmtuarit F.M.

Sipas aktakuzës, këto të dhëna ajo ia ka dërguar A.P.-së përmes rrjetit social WhatsApp, ndërsa ky i fundit i ka publikuar ato me qëllim të diskreditimit të të dëmtuarit në një emision televiziv më 20 dhjetor 2025.

Prokurori i shtetit ka bërë të ditur se do të vazhdojë punën për ruajtjen e sigurisë dhe rendit juridik në Republikën e Kosovës, duke luftuar dukuritë negative, me theks të veçantë në mbrojtjen e informatave konfidenciale që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026