Ngrihet aktakuzë ndaj një zyrtari të Agjencisë për Regjistrim Civil për falsifikim të dokumentit zyrtar
Lexohet për: 2 min.
Photo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.B., për shkak të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Sipas aktakuzës, nga data 15 tetor 2021-18 maj 2023, në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) në Prishtinë, i pandehuri në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, një personi me inicialet M.D., shtetas i Shqipërisë, i kërkuar nga Interpoli për narkotikë, i ka sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., duke e pajisur me letërnjoftimin dhe pasaportën e Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N., siç ka vepruar edhe me 7 persona të tjerë, duke i keqpërdorur të dhënat personale të të dëmtuarve, në të cilat i pandehuri kishte qasje. 

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë. Gjithashtu ka propozuar që të njëjtit t’i shqiptohet dënimi plotësues - ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbime publike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025