Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për krime lufte ndaj popullsisë civile
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj shqiptarëve
3 orë më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, departamentin Special, kundër të pandehurit V.N, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

“I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave  M.A dhe SH.A,  si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore për ngritjen e aktakuzës në mungesë.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024