Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është paditur nga prokurorët e Manhatanit për pagesën e yllit porno Stormy Daniels 130 000 dollarë për ta detyruar të mos fliste për marrëdhënien e tyre.
Manjati bëhet kështu ish-presidenti i parë në historinë amerikane që akuzohet.
I cili tashmë ka reaguar duke sulmuar dhe duke thënë se ”është një persekutim politik dhe ndërhyrje zgjedhore” dhe ”një gjueti shtrigash që do të rezultojë kundër Bidenit”.
Donald Trump mund t’i dorëzohet autoriteteve të Manhattanit të martën e ardhshme për zyrtarizimin e akuzave kundër tij pas aktakuzës në çështjen Stormy Daniels.
Gjithashtu, CNN, duke cituar dy burime të njohura me rastin, informon se ish-presidenti përballet me më shumë se 30 akuza për mashtrim të korporatave.
Votimi i Jurisë së Madhe erdhi si befasi pasi juristët pritej të shqyrtonin çështje të tjera sot dhe më pas të merrnin pushim deri në fund të prillit.
Akuzat e sakta të ngritura kundër tij ende nuk janë bërë të ditura, të paktën për publikun.
Çfarë do të ndodhë tani dhe kur Trump të thirret të paraqitet në prokurori nuk është ende e qartë.
Në këtë rast ai duhet të kursehet nga poshtërimi i arrestimit.
Një nga avokatët e tij, Susan R. Necheles, e cituar nga ”New York Times”, tha se manjati mund t’i dorëzohej autoriteteve të Manhatan të martën e ardhshme për zyrtarizimin e akuzave ndaj tij./ANSA/