Hvaldimir, një balenë që tërhoqi vëmendjen e publikut qe nga viti 2019 pasi u pa me një parzmore të dizajnuar në dukje për një aparat fotografik, u gjet e ngordhur në Norvegji, sipas një organizate jofitimprurëse të përkushtuar për mbrojtjen e saj.
Sebastian Strand, një biolog detar dhe themelues i organizatës jofitimprurëse me bazë në Norvegji Marine Mind, deklaroi se ai pa balenën e ngordhur që notonte pranë Risavikain në Norvegjinë jugperëndimore, raporton New York Times.
Në vitin 2019, Hvaldimir u pa duke notuar në veri të Norvegjisë me një pajisje të posaçme të bashkangjitur në të, me sa duket e krijuar për të mbajtur një kamerë, dhe shpejt u bë e famshme botërore si një balenë "spiune".
Për shkak të spekulimeve se ishte trajnuar si "spiun" nga Rusia, balena u mbiquajtur Hvaldimir, një kombinim i fjalës norvegjeze për balenë, "hval" dhe emrit Vladimir.
Ata thanë gjithashtu se klipet në pajisje ishin etiketuar "Shën Petersburg", duke kontribuar në teorinë se Hvaldimir vinte nga rajoni Murmansk i Rusisë dhe ishte trajnuar nga Marina ruse.