Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Vizita e Kurtit te familja e Heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë të Vushtrrisë, ora 09:00)
Homazhe dhe vendosja e kurorave me lule si dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku. (Samadrexhë, ora 09:30)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin nr.08/L-285 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)ADS/Hibrid.info prezanton raportin mbi gjendjen e edukimit medial “Edukimi mbi të vërtetën” dhe sfidat e përfshirjes së tij në kurikulat mësimore në Kosovë. (Hibrid.info, Rr. Hajdar Dushi në Prishtinë, ora 10:30)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj bën homazhe tek varri i Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij. (Varrezat e fshatit Samadrexhë, Vushtrri, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2023 si dhe disa raporte të tjera të institucioneve të pavarura. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 11:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton draft-planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 13:00)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Propozimin e Organizatave Joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, salla N225, ora 13:00)
Për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku mbahet Akademi Përkujtimore. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 15:00)