Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) organizon konferencën me temën “Dita e hapur globale e Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00)
Lëvizja FOL organizon diskutimin FOL Hapur. I ftuar i radhës - drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj. (Lëvizja FOL, Prishtinë, ora 9:30)
Instituti D4D organizon tryezën diskutuese “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikueshmëria te publiku”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Shoqata MIQTË E NATO-s, me seli në Prishtinë, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin “Kosova e falënderon NATO”-n. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi raporton në Komisionin për Shëndetësi mbi aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike përpilon listën e dëshmitareve për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)
Aktivitetet para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut:
17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës
18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Irlandës së Veriut
19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Irlandës së Veriut
Përmbyllet festivali “I këndojmë lirisë”. (Klinë, ora 19:00)