Ngjarjet e datës 6 dhjetor
Ngjarje
Lexohet për: 1 min.
Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizon tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 10:00)
Hapet ekspozita “Historiku dhe promovimi për pranimin e Kosovës në sportin ndërkombëtarë nëpërmjet aparatit fotografik” e autorit Blerim Uka. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 11:00)
Mbahet diskutimi "Krijimi i një strehimoreje për individët LGBTIQ+ në Kosovë që përjetojnë dhunë në familje", organizuar nga Dylberizmi. Merr pjesë Mary Ann Hennessey, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. (Kinema Armata Prishtinë, ora 13:30)
Forumi Intelektual "Europa 2030" dhe koalicioni "Për Kosovën fitues" prezantojnë kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 14:00)
Ipeshkvia Prizren-Prishtinë në bashkëpunim e ITSHKSH organizon akademi solemne në Ditët e Bogdanit. (Qendra Bogdanipolis Prishtinë, ora 19:00)