Ngjarjet e datës 5 nëntor
Ngjarje
Lexohet për: 3 min.
Ngjarjet e datës 5 nëntor
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës organizon Tryezën e gjashtë të Sportit. (Hotel “Venus”, Prishtinë-Lipjan, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)

Bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit. (Zllatar, ora 09:30)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton  nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:30)

Me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës,  organizojnë ligjëratën e hapur, “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë, salla 014, ora 11:00)

Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajnë takim me Prof. Roberto Mugavero, President i Qendrës Evropiane për Mjeksinë në Emergjenca dhe Katastrofa CEMEC. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 11:00)

Lansohet raporti i UNICEF-it: Analizë mbi gjendjen klimatike për fëmijët (CLAC). (Në Modelarium, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës, ora 11:00)

Në përvjetorin e Astrit Deharit, bëhet dhurimi vullnetar i gjakut. (Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin e Panelit Përzgjedhës për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në ARRU”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 12:30)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrjet publike, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjet nr.04/L-111 dhe nr.05/L-009. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, lidhur me aspektet e tё drejtave tё  njeriut sipas Raportit për Kosovën 2024, tё Komisionit Evropian si dhe bën shqyrtimin e Peticionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

Mbahet takimi me temën “Perspektiva Ekonomike Rajonale e FMN-së për Evropën, Një rimëkëmbje nën potencialin e plotë të Evropës - Fokusi i veçantë: Sa të mëdha janë efektet e konvergjencës së Evropës dhe cilët janë shtytësit kryesorë?. Merr pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili. (Hotel Swiss Diamont, ora 14:00)

Komuna e Ferizajit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë bën shpërndarjen e motokultivatorëve. (Palestra e Sporteve në Ferizaj, ora 14:00)

Bëhet ndezja e qirinjve te Murali për Astrit Deharin. (Kino ABC, Prishtinë, ora 17:30)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024