Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Pas takimit bilateral homologët do të deklarohen për media. (Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 09:00)
Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00)Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Kabineti i kryetarit, ora 11:15)
Parlamenti Studentor organizon një aksion simbolik para zyrës së Bashkimit Evropian (BE-së) në Prishtinë. (Ora 11:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin e zbatimit të Ligjit nr.08/L-017 për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjit Nr.08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave. (Kuvend, N302, 13:00)