Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me mbështetje të organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung Kosovo Office (FES), do të organizojë Konferencën ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Thomas Szunyog, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 9:00-17:00)
Albanian Cyber Association organizon edicionin e tetë të Konferencës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO II”. Marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Tanzer Abazi, kryetar i Shoqatës Kibernetike Shqiptare, Katherine Judd, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni Ad hoc për zgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave, interviston kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Operatori i Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës – KOSTT organizon ceremoninë zyrtare me rastin e funksionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, salla “Strauss”, Prishtinë, ora 13:30-14:50)