Ngjarjet e datës 31 maj
Lexohet për: 2 min.
ngjarjetedites
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbahet Kongresi i 7-të i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 08:30-18:30)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi Komunal Deçan, ora 10:00)

EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet nga raportet e monitorimit të sektorit të mjedisit për nivelin qendror dhe për 12 komuna. (Zyrat e EC Ma Ndryshe, rruga “Fehmi Lladrovci”, numër 94 Prizren, ora 10:00)

Shkolla Digjitale organizon konferencën “Digital Parenthood”.  (Kinemaja Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 13:00-17:00)

Mbahet ceremonia për dhënien e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” dhe Çmimi Vjetor për të Arriturat në Fushën e Artit Pamor për vitin 2023. (Kabineti i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku, ora 11:00)

Shfaqet filmi dokumentar "Gratë e lirisë".(Teatri "Adriana" Ferizaj, ora 11:00)

Pas përmbylljes së ankandit të parë solar të Kosovës për centralin FV prej 100 MW në Kramovik, do të nënshkruhet kontrata në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Konzorciumit fitues “Orllati”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11.30 – 12.00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 diskuton rreth punës dhe agjendës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30)

Ambasada e Suedisë në Kosovë organizon eventin “Pop-up Ambassy” në Prizren. Merr pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Qendra e qytetit afër lokalitetit arkeologjik, ora 14:00).

Mbahet punëtoria DokuTech. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinise Prishtinë, ora 18:00)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024