Aktivitetet ditore të Ministrisë së Drejtësisë për fushatën ’16 Ditë Aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”:
Ora 07:50-Aktivitet në tren me ANJF Prishtinë-Pejë
Ora 11:00-Punëtori-vetëmbrojtje *Qendra Nacionale e Xhudos, Pejë)
Ora 15:00- Nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me bashkësitë fetare. (Ministria e Drejtësisë, Prishtinë)
Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, organizojnë tryezën e diskutimit “Siguria dhe etika e gazetarëve gjatë raportimit në situata krize”. (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë, ora 09:30)
Ndahet Çmimi mjedisor për shkolla “Dervish Roxhaja” që realizohet për herë të parë në Kosovë, në kuadër të Caritasit zviceran. (Hotel “International Prishtina & Spa”, rruga “Behar Begolli”, Veternik, Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, konstituon Komisionin. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të komisionit funksional me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Deçanit. (Salla e Kuvendit Komunal Deçan, ora 10:00)
Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e Kuvendit Komunal Gjilan, ora 10:00)
Mbahet takimi i 237-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Salla e takimeve, kati 6, objekti i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ora 11:00)
Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” përuron leksikonin “Sportistë dhe çlirimtarë”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00)
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vendosë gurthemelin e çerdhes në Podujevë. (Ora 14:00)
Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)