Ngjarjet e datës 30 mars
Ngjarje
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 30 mars
NGJARJET E DITWS
29/03/2026 - 22:03
Linku u kopjua

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)

Seancë gjyqësore në rastin e Dibran Hoxha (Kobra). (Gjykata e Apelit, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Mbahet debati me temën “Gratë në gazetari - lufta kundër dezinformimit dhe sfidat e profesionit”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit formon grupin punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 12:00)

OVL-UÇK mban protestë kundër ekspozitës për masakrat. (Para objektit të Kuvendi të Kosovës, ora 13:00)

Komisioni i Posaçëm për Administrimin e Procesit të Përzgjedhjes së Anëtarëve Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës bën vlerësimin e aplikacioneve të kandidatëve për anëtarë Joprokurorë të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Ligj. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)

Ambasadorja e Vullnetit të  Mirë  për Kosovën në  IHRC Elvana Shala organizon premieren e filmit dokumentar “Isha 10 vjec” me regji të Velibor Coviq. Filmi i dedikohet refugjatëve nga Kosova të cilët gjetën strehim në Mal të Zi. (Cineplexx në  Albi Mall në Prishtinë, ora 19:00)


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026