Mbahet dita e dytë e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 08:00)
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00 - 16:30)Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese emëron dy zëvendëskryesueset e Komisionit, si dhe merr vendim për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen dy gjyqtarëve në Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” mban edicionin e dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë. (Amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00 - 18:00)
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi marrin pjesë në përurimin e Klinikës së re të Ortopedisë. (QKUK/Klinika e Ortopedisë Prishtinë, ora 11:00)
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton HANDIKOS dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan. (Ora 15:00)
Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën "Jetimat e Ballkanit," organizojnë ceremoninë e gurthemelit për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve dhe Kuzhinës Popullore. (Pranë Spitalit Rajonal të Gjilanit, ora 15:00)
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë organizon pritje me rastin e “Ditës së Unitetit Gjerman”. (Klan Arena Prishtinë, ora 18:00-19:00)