Ngjarjet e datës 3 shkurt
Lexohet për: 1 min.
KosovaPress
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim të gjyqtarëve në Kushtetuese nis procedurën për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30)

Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport e Gjakovës organizon manifestimin sportiv “Laureatët 2021”. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 11:00)

KQZ organizon tryezë me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve me temën “Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”. (Hotel “Emerald”, ora 10:00) 

Disa studentë, në bashkëpunim me Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), mbajnë aksionin simbolik “Kali i Trojës në Universitete Publike”. (Para MASHTI-t, Prishtinë, ora 12:00) 

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë prezanton raportin final për zgjedhjet lokale 2021. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë, 13:00) 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024